Insigne: Golin ia dedikoi bashkëshortes time, pasi nesër është Shën Valentini

Insigne: Golin ia dedikoi bashkëshortes time, pasi nesër është Shën Valentini

Pas golit të shënuar ndaj Juventus-it që i dha fitoren Napol-it, Lorenzo Insigne ka folur në mikrofonat e “SKY Sport” duke deklaruar se ishte një emocion i madh që ka shënuar 100 gola me fanellën e Napolit dhe se ndihet i lumtur pas fitores, njofton Insajderi.

Fillimisht Insigne foli për fitoren ndaj Juventus, duke thënë: “Ne jemi të lumtur për rezultatin, por mbi të gjitha për performancën e ekipit. Ne të gjithë kemi luftuar së bashku deri në fund, në fund luajtëm një më pak sepse Lozano ishte shumë i lodhur dhe ne u ngjeshëm si ekip. Ne sjellim në shtëpi një rezultat të rëndësishëm”.

Më tutje, anësori italian foli edhe për dedikim e golit, ku ndër të tjera potencoi: “Këtë gol i’a dedikoj bashkëshortes time, duke parë që nesër është Shën Valentini. Por i’a dedikoj edhe trajnerit por edhe shokëve të skuadrës”. /Insajderi.com