Inspektorati konfirmon nisjen e hetimeve ndaj policëve që arrestuan Gjuriqin

Inspektorati konfirmon nisjen e hetimeve ndaj policëve që arrestuan Gjuriqin

Inspektorati Policor i Kosovës e ka marrë seriozisht ankesën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Milan Radojeviq, lidhur me sjelljet e zyrtarëve policorë gjatë arrestimit të Marko Gjuriq.

Në një njoftim për media, inspektorati ka konfirmuar se ka filluar me mbledhjen e informacioneve “në lidhje me dyshimet për shkelje eventuale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës”.

“Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore varësisht nga të gjeturat e këtij procesi të grumbullimit të informacioneve dhe në konsultim me prokurorin kompetent”, thuhet në njoftim.

Gjuriq ishte arrestuar në veri të Mitrovicës, me 26 mars pasi që nuk kishte pasur leje paraprake për hyrë në Kosovë. Leje i ishte refuzuar nga ministria e Punëve të Jashtme.

Marko Gjuriq, pas arrestimit ishte sjellë në stacionin policor qendra në Prishtinë, nga ku u depërtua në Serbi.

Nisin hetimet ndaj policëve që morën pjesë në arrestimin e Gjuriqit