Inspektorati i Policisë ka nisur hetimet ndaj dy policëve që u përleshën me Mustafën

Inspektorati i Policisë ka nisur hetimet ndaj dy policëve që u përleshën me Mustafën

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet lidhur me incidentin që ka ndodhur sot ndërmjet dy policëve dhe Drejtorit të Valës, Agron Mustafa.

“Hetuesit janë në konsulta me prokurorin kompetent për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Policor.

“IKP ka dalë në vendin ne ngjarjes., Ka ndërmarrë disa veprime”, thuhet më tej në përgjigje.

Drejtori i Valës, Agron Mustafa, i denoncoi Nazim Sahitin dhe Avni Berishën si persona që e kanë sulmuar sot në qendër të Prishtinës.

Policia përmes një njoftimi tha se dy persona u lënduan nga kjo përleshje.

Në një, Nazim Sahiti ka thënë se nuk qëndrojnë pohimet e Mustafës për përleshje fizike. Kishte thënë se incidenti ka ndodhur ndërmjet policit Avni Berisha dhe Agron Mustafës lidhur me një keqkuptim për një fotografim në një lokal të Prishtinës.

Avni Berisha ka thënë se Mustafa ka qenë sulmuese derisa ka thënë se nuk e ka fotografuar asnjëherë drejtorin e Valës, i cili para një javë kishte qëndruar në një lokal me një të dyshuar.

Prokuroria ende nuk ka njoftuar për hetimet e nisura për këtë rast./Express.