Inspektorati Policor i Kosovës sapo ka kryer një aksion-arrestimi në qendër të Prishtinës.
" />

Inspektorati Policor kryen arrestim në qendër të Prishtinës, ky është polici që përfundoi në pranga

Është mësuar se në pranga ka përfunduar Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Insajderi mëson se drejtuesi i Krimeve Ekonomike ka qenë udhëheqësi i një grupi policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve.

Osmani dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave.

Gazeta merr vesh se priten edhe arrestime të shumta në krime ekonomike./Insajderi.com