Inspektorët ndërprejnë punimet e gurëthyesit në fshatin Kçiq të Madh

Inspektorët ndërprejnë punimet e gurëthyesit në fshatin Kçiq të Madh

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Mitrovicës gjatë ditës së sotme ka inspektuar gurëthyesin në fshatin Kçiq të Madh.

Sipas njoftimit të komunës, kjo vizitë është realizuar pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndërprerje të punimeve, me ç’ rast në zbatim të këtij vendimit të ministrisë, janë vendosur edhe shiritat për ndalim të menjëhershëm të punës. Po ashtu operatorit ekonomik iu është shqiptuar edhe një gjobë.

“Drejtoria e Inspeksionit bënë të ditur se deri në një vendim të ministrisë përkatëse do të vazhdohet me inspektim.

Ndërkaq, drejtori i Inspeksionit, Fidan Ademi, ka falënderuar të gjithë qytetarët në mbështetjen e këtij aksioni dhe për bashkëpunimin e treguar me këtë drejtori, duke potencuar se edhe më tutje do të punohet në përmbushjen e të gjitha kërkesave të adresuara nga vet qytetarët”, thuhet në njoftim./Insajderi.com