Instagram do të bllokoj hashtag që shpërndajnë dezinformata për anti-vaksinim

Instagram do të bllokoj hashtag që shpërndajnë dezinformata për anti-vaksinim

Jo shumë kohë pas marrjes së disa hapave të nevojshëm për të parandaluar rrjedhën e dezinformatave të anti-vaksinimit në Facebook, kompania tani po vendos masa të ngjashme për Instagram, rrjetin e famshëm të shpërndarjes së fotografive që zotëron.

Sipas kompanisë, Instagram tani do të fshehë rezultatet e kërkimit për hashtag që vazhdimisht japin informacion të rrejshëm në lidhje me vaksinat.

Instagram do të bllokojë qasjen në hashtag të cilat japin dezinformata me qëllim parandalimin e vaksinimit të njerëzve.

“Nëse hashtag ishte #vaksinat1234, nëse përmbante një përqindje të lartë të dezinformatave të njohura të mosvaksinimit, ne do ta bllokonim plotësisht atë hashtag”, tha Karina Newton, kryesuesja globale e politikës publike të Instagram.

Çfarë nënkupton kompania me dezinformata të njohura të vaksinave është informacioni që vërtetohet të jetë i rremë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe organizata të tjera të tilla.

Instagram ka sqaruar se postimet me pikëpamjet kundër vaksinës që nuk janë konfirmuar si të rreme nuk do të hiqen dhe do të vazhdojnë të mbeten.

Rrjeti i shpërndarjes së fotografive po ashtu do të shqyrtojë mesazhet që hiqen për shkak të politikave të keqinformimit dhe përdorin të mësuarit e makinës për të kuptuar se cilat hashtag janë të lidhura me to.

Nëse ka një përqindje të lartë të keqinformimit në një hashtag të veçantë, atëherë do të bllokohet.