Instagram mund të jetë duke zhvilluar aplikacionin e ri të mesazheve, Threads

Instagram mund të jetë duke zhvilluar aplikacionin e ri të mesazheve, Threads

Disa vjet më parë, Instagram lansoi një aplikacion të pavarur për mesazhe të quajtur Direct.

Instagram tashmë ka një tipar të mesazheve direkte të integruar në aplikacionin e tyre, por me sa duket vendosi që funksioni kishte nevojë për një version të pavarur.

Sidoqoftë, rezultoi se nuk ishte ideja më e mirë dhe kompania e shuajti atë fillim të këtij viti.

Siç duket, nuk është fundi i ambicieve për mesazhe në Instagram.

Sipas një raporti nga The Verge, duket se Instagram po punon në një aplikacion të ri të pavarur të mesazheve të quajtur “Threads”.

Ky do të jetë një version më i përmirësuar i Direct ku përdoruesit do të jenë në gjendje të ndajnë më shumë gjëra me njëri-tjetrin, përfshirë vendndodhjen e tyre, shpejtësinë e udhëtimit dhe madje edhe jetëgjatësinë e baterisë.

Sipas The Verge, kjo me sa duket është mënyra e Instagramit për të provuar të konkurrojë me Snapchat dhe t’i bëjë përdoruesit e tyre të kalojnë më shumë kohë brenda aplikacionit.

Tani për tani, përdoruesi mesatar i Snapchat harxhon më shumë kohë duke përdorur Snapchat në krahasim me përdoruesin mesatar të Instagram-it dhe duket se Instagram po shpreson që duke bërë një aplikacion mesazhesh të krijuar për t’u përdorur në mesin e miqve të afërt, kjo mund të ndryshojë.

Kompania nuk ka pranuar të komentojë raportin, edhepse aplikacioni raportohet se aktualisht po testohet brenda në Facebook, por nëse do të lansohet, mbetet për tu parë.