Tërmet prej 3.9 shkallë të rihterit në veri të Kosovës

Tërmet prej 3.9 shkallë të rihterit në veri të Kosovës

Instituti Sizmologjik i Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 17:30 është regjistruar një tërmet në veri të Kosovës me magnitudë prej 3.9 shkallë të rihterit.

Shmsi Mustafa, drejtor i këtij instituti, i ka thënë Insajderit se epiqendra e tërmetit është regjistruar rreth 15 kilometra në veri-perëndim të Leposaviçit.

“Është diku 10-15 kilometra në veri-perëndim të Leposaviçit. Kështu që nuk është e saktë a është në Kosovë apo në Serbi; është në kufi. Është me një magnitudë 3.9 shkallë të rihterit”, ka thënë Mustafa për Insajderin.

Tërmetin e ka raportuar sot edhe EMSC, një institut ndërkombëtar i regjistrimit të tërmeteve. Sipas këtij instituti, tërmeti është ndjerë edhe në Prishtinë, kryeqytetin e vendit. /Insajderi.com