Institutit suedez për nivelin e demokracisë në Ballkan: Kosova demokraci elektorale, Serbia autokraci

Sipas V-Dem që ka matur nivelin e demokracisë në 179 vende të botës, vetëm Maqedonia e Veriut dhe Kosova plotësojnë kriteret për t’u cilësuar demokraci elektorale në Ballkanin Perëndimor.

Institutit suedez për nivelin e demokracisë në Ballkan: Kosova demokraci elektorale, Serbia autokraci

Kosova nuk është ne nivelin e demokracisë liberale, por megjithatë plotëson kushtet për të qenë një demokraci elektorale, ndërsa Serbia ka rrëshqitur drejt autokracisë dhe sot është një shtet me autokraci elektorale.

Këto janë përfundimet e nxjerra nga studimi i institutit prestigjioz “Varieties od Democracy” në Universitetin e Goteburgut në Suedi.

Sipas V-Dem që ka matur nivelin e demokracisë në 179 vende të botës, vetëm Maqedonia e Veriut dhe Kosova plotësojnë kriteret për t’u cilësuar demokraci elektorale në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është shumë afër për të kaluar në këtë kategori. Mali Zi mbetet autokraci elektorale, ndërsa Serbia është vendi që qëndron bindshëm më së keqi në listën e V-Dem sa i përket nivelit të demokracisë, dhe gjithashtu është përsëri në rënie, për të kaluar nga Autokracia Elektorale në një Autokraci fare të mbyllur.

Kurse në listën e indekseve të përgjithshme ku matet nivel i demokracisë, zgjedhjet e lira, barazia, pjesëmarrja dhe deliberimi, atëherë Maqedonia e Veriut gjendet në vendin e 78, Shqipëria në të 79, Kosova në vendin e 84, Mali i Zi në atë të 91, Bosnja dy vende më poshtë dhe Serbia krejt e fundit në të 119./Insajderi.com