Inter, gjithashtu largohet nga Super Liga Europiane

Inter, gjithashtu largohet nga Super Liga Europiane

Klubi italian Inter kanë njoftuar tërheqjen e tyre nga pjesëmarrja në Superligën Evropiane, njofton Insajderi.

Interi, një nga 12 klubet evropiane të futbollit në garën e re tha se “nuk do të jetë më pjesë e projektit”.

“Inter Milan konfirmon se klubi nuk është më pjesë e projektit të Super Ligës”, thanë “zi-kaltërtit” në një deklaratë, duke shtuar se klubi është gjithmonë i vendosur që t’u sigurojë tifozëve përvojën më të mirë të futbollit. /Insajderi.com