
Se skuadra italiane Inter ka gabuar për vite të tëra me blerje apo shitje të futbollistëve, e dëshmojnë vetëm disa nga këta emra: Pirlo, Seedorf, Carlos, Coutinho dhe së fundmi edhe Zaniolo.
Para dy vitesh, skuadra nga Milano me dëshirë i dha Romës Nicolo Zaniolon dhe një shumë të konsiderueshme parash, për ta transferuar atë kohë 30 vjeçarin Radja Nainggolan.
Belgu nuk përmbushi as për së afërmi apetitet e klubit duke detyruar bordin ta jap në huazim te Cagliari, ndërsa këtë verë Nainggolan duhet të kthehet në Inter.
Kjo gjë me sa duket nuk po i pëlqen aspak trajnerit Conte, e as klubit që përmes Marotta po kërkojnë kthimin e 20 vjeçarit Nicolo Zaniolo në Inter, pasi akoma kanë 15% të kartonit të tij.
I riu italian pati paraqitje fantastike me fanellën e Romës, duke shtuar interesimin e shumë skuadrave të forta evropiane. /Insajderi