Inter mposht bindshëm Sampdorian e Ranierit

Inter mposht bindshëm Sampdorian e Ranierit

Inter arrin të triumfojë ndaj Sampdorias me rezultatin 5-1. Skuadra ‘zikaltër’ vinte në këtë sfidë me statusin e kampiones së Italisë për këtë sezon duke e fituar me katër javë përpara fundit të kampionatit dhe Antonio Conte kishte rreshtuar një formacion me gjashtë lojtarë që vinin nga banka rezervë, njofton Insajderi.

Për skuadrën e Contes më i miri ishte Sanchez i cili realizoi një dopietë, më pas ishte Gagliardini ai që realizoi, Pinamonti dhe Lautaro Martinez me penallti.

Gjatë pjesës së dytë kishte dhe minuta edhe për portierin Radu i cili debutoi në këtë kampionat duke zëvendësuar Handanoviçin.

Nuk pati minuta për Lukakun i cili u preferua të pushonte për të qenë i freskët për sfidën ndaj Juventusit.

Me këtë sukses Interi shkon në kuotën e 85 pikëve, ndërsa Sampdoria renditet në vendin e nëntë në kuotën e 45 pikëve. /Insajderi.com