Inter mposht Genoan si mysafir

Inter mposht Genoan si mysafir

Interi është rikthyer te fitorja në kampionat, pas humbjes në derbi ndaj Milanit javën e kaluar, njofton Insajderi.

“Zikaltërit” e Contes kanë mposhtur 2-0 Genoan si mysafir, duke marrë tre pike shumë të rëndësishme.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse Interi dominoi gjatë gjithë kohës dhe iu afrua disa herë golit.

Pjesa e dytë ishte më ndryshe, me “zikaltërit” që u treguan më të saktë përpara porte, ku realizuan dy herë, me Lukaku në minutën e 64’ dhe D’Ambrosio në minutën e 80’.

Kështu, më këtë fitore Interi ngjitet në vendin e tretë me 10 pikë pas pesë javëve, ndërsa Genoa zbret në vendin e 15 më vetëm katër pikë. /Insajderi.com