Interesimi gjerman: Kryediplomati do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë për dialogun

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka thënë se do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë për shkak të dialogut

Interesimi gjerman: Kryediplomati do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë për dialogun

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka thënë se do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë për shkak të dialogut në mes dy shteteve, ai tha se është mirë se ka ardhur puna të vazhdojë dialogu.

“Është e qartë për mua që duhet të udhëtojë në Serbi dhe Kosovë dhe të dërgoj një sinjal të fortë se dialogu është përparësi për ne – tha Maas gjatë prezantimit të përparësive të presidencës gjermane të Këshillit të BE-së para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel.

Ai poashtu tha se Gjermania do të mbetët e përkushtuar në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Këto janë vende që duan një të ardhme evropiane dhe ne nuk duhet t’i lejojmë ata të heqin dorë nga ne, dhe ne e dimë që të tjerët kanë interes të ndikojnë në atë rajon”,

Kreu i diplomacisë gjermane vlerëson se përveç situatës “të vështirë dhe komplekse” në rajon, tani ka pasur një shpërthim të ri të pandemisë së virusit korona. /Insajderi.com/