Interi është i gatshëm ta blejë Simone Verdin nga Bologna gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas Tuttosport, Verdi ka qenë në radarin e drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilio, tash e një kohë të gjatë, transmeton Express.
Sulmuesi 25-vjeçar ka qenë yll i rrallë shndritës në futbollin italian këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe asistuar po aq për Bolognën.
Performancat e mira bënë që atij të ftohej edhe në kombëtaren italiane për kualifikimet për Kupën e Botës, të cilat përfunduan në mënyrë zhgënjyese për italianët.