Interi pëson humbjen e dytë në ligë, e mposht edhe Sassuolo [Video]

Interi pëson humbjen e dytë në ligë, e mposht edhe Sassuolo [Video]

Interi ka pësuar humbjen e dytë në ligë, dhe të dytën radhazi.

Ishte Sassuolo që e mposhti skuadrën e Lucioano Spallettit me rezultat prej 1 me 0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Falcinelli, që shënoi në minutën e 34 pas asistimit nga Politano.

Interi vazhdon të mbajë vendin e tretë me 40 pikë, përderisa Sassuolo ka 20 pikë në vendin e 14.