Interneti po tallet me fustanin 2.400 dollarësh të Melania Trump-it

Interneti po tallet me fustanin 2.400 dollarësh të Melania Trump-it

Të gjithë sytë ishin te Melania Trump ndërsa ajo iu bashkua burrit të saj në festimin e hershëm të 4 Korrikut në Malin Rushmore – por ndoshta jo për arsyet që ajo shpresonte.

Ndërsa Presidenti Trump hipi në skenë në Dakotën e Jugut për të mbajtur një fjalim për 7,500 të pranishmëve për Ditën e Pavarësisë, përdoruesit e Twitter u fiksuan me veshjen e Zonjës së Parë, nga Alexander McQueen.

Disa njerëz deklaruan në Twitter se fustani Alexander McQueen që kushton afër 2,500 dollarë dukej sikur Trump kishtë marrë një marker, dhe kishte shkarravitur në pëlhurën e fustanit.

First Lady Melania Trump (pictured) arrived at the Fourth of July event at Mount Rushmore in a Alexander McQueen dress from his Spring 2020 collection

“A mundet dikush ta heqë atë marker nga duart e Trump-it? Tani ai po vizaton fustanin e Melania”, shkruan një përdorues.

Një tjetër shkruante: ‘Melania doli me një fustan të bardhë të thjeshtë për mbrëmjen e saj kur Trump-i vendosi të shkarravisë fustanin e saj”, shkruan një i dytë.

Disa përdorues  krahasonin vijat në fustan me  ‘Sharpiegate’, kur Trump dukej se përdorte një marker për të ndryshuar një hartë zyrtare të uraganit Dorian në shtator.

“Me sa duket Trump u përpoq të vizatonte një shteg uragani në fustanin e Melania-s”, shkruante një grua. /Insajderi.com