Intervista pas ndeshjes me Evertonin, gazetari shkrihet së qeshuri me Shaqirin

Intervista pas ndeshjes me Evertonin, gazetari shkrihet së qeshuri me Shaqirin

Xherdan Shaqiri u rikthye me gol te skuadra e Liverpoolit.

Ai shënoi në derbin lokal ndaj Evertonit, në fitoren e “Reds” 5:2.

Duke folur pas ndeshjes, Shaqiri tha se ai me shokë do të japin maksimumin që Liverpooli të fitojë titullin kampion.

“Do të bëjmë gjithcka për t’iu sjellë tifozëve titullin kampion pas 30 vjetësh”, deklaroi Shaqiri.

“Ne tani për tani jemi në një pozitë shumë të mirë, por kemi një rrugë të gjatë përpara, andaj do të duhet të punojmë shumë, mirëpo jemi në rrugën e duhur”, shtoi ai.

Shaqiri ishte aq pozitiv, sa që gazetari s’i mbante të qeshurat pas intervistës.

Shaqiri tha se e rëndësishme është fitorja, e jo goli i tij. Kujtojmë se ky ishte goli i parë për Shaqirin në këtë edicion.