Inxhinieri lë Zvicrën dhe kthehet në Kosovë

Inxhinieri lë Zvicrën dhe kthehet në Kosovë

Latif Berisha, ish-refugjat në Zvicër, është kthyer në Kosovë para luftës, në vitin 1998. Ai punonte në Zvicër kryesisht si riparues i televizorëve. Siç tregon Latifi, pavarësisht situatës së tij të mirë në Zvicër, ai është kthyer në vendlindje për të qenë me afër familjes së tij dhe për të qenë pjesë e rindërtimin dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Sot, Latifi udhëheq firmën e tij me tre bashkëpunëtorë. Ai prodhon makina komplekse për kompanitë perëndimore në fushën e teknologjisë dhe informatikës.

Për të parë videon, klikoni këtu: VIDEO

Latif Berisha është i pasionuar në sektorin e inovacionit të teknologjisë. Falë këmbënguljes dhe përkushtimit së tij, ai arrin të zgjedhë shumë probleme, duke zbuluar mënyra shumë kreative për të kapërcyer të gjitha situatat e vështira që mund të ketë një firmë.

Inxhinieri i frymëzuar, ai është i bindur se në Kosovë mund të zhvillohet me sukses fusha e IT-së. /Albinfo.ch