Iphonet e rinjë të mrekullueshëm, por prapa Samsung Galaxy Note 9

05.10.2018 16:28
Iphonet e rinjë të mrekullueshëm, por prapa Samsung Galaxy Note 9

Gjenerata e re e telefonave të Apple-it, iPhone XS dhe XS Max është më e mirë në çdo aspekt në krahasim me gjeneratën e shkuar, iPhone X, megjithatë mbetet prapa telefonit të Samsungut, Galaxy Note 9.

Ky është konkludimi që ka nxjerrë revista prestigjioze amerikane “Consumer Reports” që merret me testime të produkteve që iu interesojnë konsumatorëve, por edhe me hulumtime tjera. Kjo revistë publikohet që nga viti 1936.

Rezultati i testimeve është se gjenerata e re e iPhoneve është më e mirë se e shkuara për bateri, performancë të kamerës dhe në çdo performancë tjetër.

“CR” ka konkluduar se iPhone XS dhe XS Max kanë bateri më të fuqishme dhe navigim shumë më të shpejtë e të lehtë.

Megjithatë, qëndrueshmëria mbetet problemi kryesor për blerësit e iPhonet. Në këtë pikë, Samsungu mposht Apple-in, me Galaxy Note 9, dhe për këtë arsye gjenerata e re e iPhoneve nuk është “Numri 1” në botën e telefonave.