IPK del me konstatim për përleshjen në Ferizaj, thotë se policët nuk tejkaluan kompetencat e tyre

IPK del me konstatim për përleshjen në Ferizaj, thotë se policët nuk tejkaluan kompetencat e tyre

Inspektorati i Policisë së Kosovës dhe Prokuroria, kanë ardhur në konstatim se dy zyrtarët policorë të përfshirë në përleshje me dy qytetarë në Ferizaj nuk kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

Në orët e mbrëmjes së 14 gushtit, dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përgjatë inspektimit të zbatimit të masave ndaj COVID-19 në  një qendër tregtare në Ferizaj, ishin përleshur me dy qytetarë, të cilët nuk kishin respektuar masat kundër pandemisë.

Ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv në Inspektoratin Policorë të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka thënë, se ata trajtojnë çdo ankesë që marrin ku dyshohet që pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

“Ne si Inspektoriat Policorë i Kosovës, trajtojmë të gjitha rastet a po ankesat ku dyshohet se pjesëtarë të policisë kanë tejkaluar  përgjegjësit obligimet e veta apo kanë keqpërdor ose kanë keqtrajtua qytetarë gjatë kryerjes së detyrës”, tha ai.

“Në rastin e fundit te Ferizajt ne kemi dal në vendin e ngjarjes kemi bërë hetimet e nevojshme, kemi marr pamje prej disa burimeve, dhe ka qenë vlerësim i përbashkët i Inspektoratit  por edhe i Prokurorit, që në këtë rast përdorim i forcës nga ana e zyrtarëve të policisë ka qenë korrekt, ka qenë proporcional dhe në përputhje procedurat e policisë”, vazhdoi Hodaj.

Në anën tjetër Sindikata e Policisë së Kosovës, ditë më parë tha se janë shqetësuese sulmet e qytetarëe ndaj njësiteve policore. /Insajderi.com/