artikull i sponzorizuar

IPKO, sponsor gjeneral i Kombëtares së Kosovës në Futboll dhe i Super Ligës së Kosovës në Futboll

IPKO, sponsor gjeneral i Kombëtares së Kosovës në Futboll dhe i Super Ligës së Kosovës në Futboll

Për dy vitet e ardhshme, IPKO do të jetë Sponsori Gjeneral i Kombëtares së Kosovës në Futboll dhe Super Ligës së Kosovës në Futboll, e cila do të emërohet IPKO Super Liga e Futbollit të Kosovës.

Marrëveshja e sponsorizimit u nënshkrua nga Drejtorit Ekzekutiv i IPKO-së,  Robert Erzin dhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Futbolli është një prej sporteve më të popullarizuara në botë dhe ne jemi të lidhur me futbollin përmes platformës më të pasur televizive IPKO-Digjitalb. Ne jemi krenar me Kombëtarene Kosovës! Ata janëtë rinj me shumë potencial dhe shpresoj të na bëjnë të gjithëve krenarë, veçanërisht gjatë ndeshjeve të Ligës sëKombeve, ngjarje kjo e cila organizohet për herë të parë dhe e cila do të transmetohet ekskluzivisht nëplatformën IPKO-Digjitalb”, tha Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv iIPKO Telecommunications.

Nuk ka ndonjë dyshim që Kosova është vend i cili e do sportin, nëveçanti futbollin. Djemtë e kombëtares, do të jenë ndër promovuesit më të mëdhenj të Kosovës dhe vlerave të shtetit të Kosovës, shtoi më tej Erzin.

“Na gëzon fakti që Federata e Futbollit të Kosovës, e cila rreth vetes mbledh sponsorë prestigjioz, do të ketë IPKO-në si sponsor tëKombëtares dhe Superligës së Kosovës.Ne besojmë që ky bashkëpunim i yni do të rezultojë i suksesshëm, ashtu siç besojmë edhe në suksesin e djemve dhe vajzave tona te ekipeve kombëtare.Falënderojmëz. Erzin dhe kompaninë IPKO, që na kanë zgjedhur neve si partner. FFK-ja do të ketë edhe sponsorë të tjerë, por IPKO do të jetë sponsor gjeneral për dy vitet e ardhshme”, tha Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi.

IPKO është lider në ofrimin e përmbajtjes më të pasur sportive për Kosovë. Para disa ditësh, është konfirmuar se deri në vitin 2021, platforma IPKO-Digitalb do të transmetojë me të drejta ekskluzive Serie A dhe La Ligën, më pas Budesligën, Kampionatin Holandez etj. Por, nuk duhet harruar një prej ngjarjeve më të rëndësishme të futbollit, Premier Ligën, ndeshjet e së cilës fillojnë, NESËR. Si dhe, ngjarjen tjetër shumë të rëndësishme, UEFA Liga e Kombeve + final four, finale, që do të nis në shtator dhe do të transmetohet ekskluzivisht në IPKO-Digitalb, deri në vitin 2021.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, IPKO –Digitalb do të transmetojë ekskluzivisht më shumë se 1000 ndeshje futbolli, qe përfshijnë ndeshjet ndërkombëtare për UEFA Liga e Kombeve, ndeshjet kualifikuese ndërkombëtare të kampionatit evropian, si dhe shumë ngjarje nga disiplina të tjera sportive.