Ipponi i saj në Tokio është radhi" />

Ipponi i Distria Krasniqit në Tokio, i dyti më i mirë në botë për vitin 2019 [Video]

Ipponi i Distria Krasniqit në Tokio, i dyti më i mirë në botë për vitin 2019 [Video]

Viti 2019 për xhudisten kosovare, Distria Krasniqi ka qenë shumë i suksesshëm.

Ipponi i saj në Tokio është radhitur në vendin e dytë në botë për këtë vit.

Vlerësimi është bërë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), e cila i ka radhitur me video top-20 ipponët e vitit 2019.

Përveç ipponëve dhe veprimeve të mençura, ky vit i Distrias është karakterizuar edhe me medalje.

Ipponi i Distria Krasniqit në Kampionatin Botëror të xhudos që u zhvillua në Japoni ia siguroi medaljen e bronztë, pasi e mposhti spanjollen Abelarda Martinez, në gusht të këtij viti.