Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka përpiluar një video, ku ka përmbledhur pesë rrëzimet më të mira nga gara e Tel Avi" />

Ipponi i Majlindës, i dyti më i miri në ‘Grand Prixin’ e Tel Avivit

Ipponi i Majlindës, i dyti më i miri në ‘Grand Prixin’ e Tel Avivit

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka përpiluar një video, ku ka përmbledhur pesë rrëzimet më të mira nga gara e Tel Avivit.

Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi triumfoi në këtë kampionat, duke fituar të artën në kategorinë deri në 52 kilogram.

27-vjeçarja mposhti në finale kundërshtaren nga Izraeli, Gili Cohen, derisa tregoi formë fantastike përgjatë rrugëtimit deri në këtë fazë.

Në përmbledhjen e përgjithshme të pesë rrëzimeve më të mira, nga të dy kategoritë – meshkuj dhe femra – Kelmendi është përfshirë me rrëzimin që i bëri rivales nga Zvicra, Fabienne Kocher në çerek-finale.

Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 1:15. /Insporti.com/