Iraku i ekzekuton 12 terroristë

Iraku i ekzekuton 12 terroristë

Iraku ka ekzekutuar 12 terroristë. Ekzekutimet vijnë pas vrasjes së disa të burgosurve nga ISIS’i.

“Bazuar në urdhrat e kryeministrit Haider al-Abadi, janë kryer 12 ekzekutime të të dyshuarve për terrorizëm”, njoftoi një zëdhënës i qeverisë irakiane përmes një deklarate.

Forcat e sigurisë së Irakut kanë gjetur trupat e tetë burrave të masakruar dy ditë pas skadimit të ultimatumit të vendosur nga Shteti Islamik.

Militantët i kishin rrëmbyer pjesëtarët e forcave irakiane të sigurisë, dhe kishin kërcënuar ti vrisnin brenda tri ditësh nëse qeveria nuk i liron disa të burgosura sunite.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme irakiane tha se autopsitë kanë treguar se burrat janë vrarë para skadimit të ultimatumit dhe se videoja ishte vetëm propagandaë e Shtetit Islamik.