fbpx

Iraku ofron të jetë ndërmjetës midis Iranit dhe SHBA-së

Iraku ofron të jetë ndërmjetës midis Iranit dhe SHBA-së

Ministri i Jashtëm i Irakut Mohammed el-Hakim shprehu sot gatishmërinë e vendit të tij që të bëhet ndërmjetës midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, mes tensioneve të larta midis dy vendeve dhe tha se Bagdadi do të punojë për të arritur një zgjidhje të kënaqshme.

“Ne jemi duke u përpjekur të ndihmojmë dhe të jemi ndërmjetës,” tha Hakim në një konferencë të përbashkët shtypi në Bagdad me ministrin e Jashtëm iranian Javad Zarif.

Hakimi, duke iu referuar sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, tha se nuk besonte se “bllokada ekonomike” ishte e frytshme dhe shpjegoi se Iraku ishte kundër hapave të njëanshëm nga Uashingtoni.

Në javët e fundit, tensionet ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit kanë bërë që SHBA të dërgojë një aeroplan-bartës dhe bombardues B-52 në Gjirin Persik për shkak të një kërcënimi të pashpjeguar nga Irani.

SHBA planifikon të dërgojë 900 trupa të tjerë, ndërkohë që 600 të tjerë tashmë ndodhen në Lindjen e Mesme.

Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif, i cili po viziton Bagdadin, tha më parë se Teherani do të mbrohet fuqishëm nga çdo agresion ushtarak ose ekonomik dhe u kërkoi shteteve evropiane të bëjnë më shumë për të ruajtur një marrëveshje bërthamore me Iranin.