Iraku shfuqizon suspendimin e punës së Reutersit

Agjencia Reuters ka kumtuar se Iraku do t’i lejojë ta vazhdojë punën në këtë vend, edhe pse kohë më parë ia ka suspenduar lejen e punës për shkak të publikimit se qeveria irakiane lajmëron dukshëm më të vogël numrin e rasteve të konfirmuara të infektimit me koronavrisus sesa që është në realitet.

Iraku shfuqizon suspendimin e punës së Reutersit

Suspendimi i punës së agjencisë Reuters në Irak ka pasuar më 3 prill pasi ajo ka publikuar pretendimet nga disa burime se në Irak ka mijëra njerëz te të cilët është konfirmuar infektimi, dhe se pushteti këtë po e fsheh.

Sipas të dhënave zyrtare, në Irak atëbotë kishte rreth 800 raste të konfirmuara të infektimit.

Reuters për shkak të këtij lajmi është dënuar me 25 milionë dinarë irakinë, e që është rreth 20.800 dollarë.

Agjencia ka publikuar se komisioni i qeverisë irakiane për komunikime dhe medie e ka informuar se suspendimi shfuqizohet në mënyrë që të mundësohet “puna transparente dhe e paanshme e medieve”.

Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë irakiane, infektimi me koronavirus është konfirmuar në këtë vend te 1.539 persona, prej të cilëve 82 kanë vdekur.

Reuters më 2 prill ka publikuar se numri i njerëzve në Irak te të cilët është konfirmuar infektimi me koronavirus është në mes 3.000 dhe 9.000./Insajderi.com.