Iran, fatkeqësi në minierë, humbin jetën 35 minatorë

Iran, fatkeqësi në minierë, humbin jetën 35 minatorë

Në fatkeqësinë në një minierë qymyri në qytetin iranian Azarshahr, në krahinën veriore iraniane Golestan, kanë humbur jetën 35 minatorë të cilët mbeten të bllokuar nën rrënoja pas shpërthimit.

Sipas Angjencisë punëtore iraniane të lajmeve (ILNA), ministri iranian i Punës dhe Sigurisë Sociale Ali Rebii ka konfirmuar se kanë vdekur të gjithë minatorët që kishin mbetur të ngujuar.

“Për fat të keq, të gjithë minatorët të cilët mbetën nën rrënojat kanë vdekur”, tha Rebii.

Deri më tani, nga rrënojat janë tërhequr 21 trupa të minatorëve të vdekur, njofton AA.

Shefi i njësitit të shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe, Sahin Fathi më herët deklaroi se nga 40 punëtorët që kanë mbetur nën tokë gjashtë prej tyre, të cilët pësuar lëndime, arritën të shpëtojnë.

Një zyrtar i paidentifikuar i provincës Golestan tha se rrjedhja e gazit ka shkaktuar shpërthimin në minierë.