Irani e liron akademiken britaniko-australiane, në një shkëmbim pengjesh

Irani e liron akademiken britaniko-australiane, në një shkëmbim pengjesh

Një akademike britaniko-australiane që ishte dënuar me 10 vjet heqje lirie nga shteti i Iranit për spiunazh, është liruar pas një marrëveshje për shkëmbim pengjesh.

Në këmbim të akademikes, janë liruar tre iranianë, shkruajnë mediat iraniane, njofton Insajderi.

Kylie Moore-Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Melbourneit në Australi, ishte dënuar në shtator të vitit 2018.

Ajo ishte gjykuar në fshehtësi, derisa kishte mohuar të gjitha akuzat kundër saj.

Sipas mediave iraniane, ajo është liruar në këmbim të një biznesmeni iranian dhe dy shtetasve të tjerë nga Irani që ishin duke vuajtur dënimin në perëndim./Insajderi.com