fbpx

Irani i akuzon SHBA për sabotim diplomatik

Pretendimet e SHBA se Irani i ka sulmuar dhe djegur dy anije – tankerë në Detin e Omanit të enjten, janë “të pabaza”, ka kumtuar Teherani dhe nga ana tjetër e ka akuzuar Uashingtonin për “sabotim diplomatik”.

Irani i akuzon SHBA për sabotim diplomatik

“Ajo që SHBA shpejtë e kanë shfrytëzuar rastin të shprehin pretendime kundër Iranit pa asnjë shenjë konkrete apo ndonjë dëshmi të tërthorët, tregon qartë se kanë kaluar në planin B: sabotim diplomatik dhe zbukurim të terrorizmit ekonomik ndaj Iranit”, ka pretenduar në Twitter shefi i diplomacisë iraniane Mohammed Javad Zarif.

Ministria e jashtme iraniane gjithashtu ka publikuar kumtesë në të cilën pretendimi i sekretarit të shtetit të SHBA Mike Pompeo është vlerësuar si “i pabazë”.

“Ta akuzosh Iranin për fatkeqësi të dyshimta në të cilët janë viktima tankerët, është e qartë se për Pompeon dhe zyrtarët tjerë amerikan është më së lehti”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit Abbas Musawi./Insajderi.com.