Irani kërcënon Amerikën: Do të shkatërrohet çdo dhunë terroriste amerikane

Një ditë pasi Trump e kishte paralajmëruar Teheranin që të mos afrohet anijeve amerikane, Irani porositë se do t’i shkatërrojë nëse ato cenojnë sigurinë në Gjirin Persik.

Irani kërcënon Amerikën: Do të shkatërrohet çdo dhunë terroriste amerikane

“Kam urdhëruar forcave tona të marinës ta shkatërrojnë çdo dhunë terroriste amerikane në Gjrin Persik e cila cenon sigurinë e anijeve ushtarake dhe joushtarake iraniane” ka thënë komandanti i Gardës Revolucionare Iraniane Hossein Salami.

Sipas tij, siguria në Gjirin Persik është pjesë e prioritetit strategik të Iranit, transmeton Reuters.

Trump të mërkurën ka thënë se ka dhënë instruksione marinës amerikane t’i qëllojë anijet iraniane të cilat iu afrohen në det, dhe pasi që një javë më herët këtë e kanë bërë 11 anije iraniane.

“Iu them amerikanëve se jemi absolutisht të vendosur dhe seriozë në mbrojtjen e sigurisë tonë kombëtare, kufijëve ujore, sigurisë së forcave dhe anijeve tona dhe se do të përgjigjemi me vendosmëri ndaj çdo sabotimi”, ka thënë Salami./Insajderi.com.