Irani parashikon kaos: Do t’i përgjigjemi Trumpit në mënyrë të paparashikueshme

Ministri i jashtëm i Iranit Javad Zarif e ka paralajmëruar presidentin amerikan për pasoja të politikës së tij.

Irani parashikon kaos: Do t’i përgjigjemi Trumpit në mënyrë të paparashikueshme

Për shkak të politikës së paparashikueshme të administratës së presidentit amerikan Donald Trump, Teherani zyrtar mund të përgjigjet në mënyrë “të paparashikueshme”, ka deklaruar ministri i jashtëm i Iranit Javad Zarif.

“Paparashikueshmëria e ndërsjellët mund të sjellë deri te kaosi. Presidenti Trump nuk mund të pret që të jetë i paparashikueshëm, ndërsa të tjerët të jenë të parashikueshëm”, ka deklaruar Zarif në Stokholm, transmeton Reuters.

Ai ka shtuar se shtetet e gjirit nuk mund të arrijnë paqe në rajon me blerje të armëve nga vendet perëndimore./Insajderi.com.