Irani pretendon: E kemi rrëzuar dronin amerikan i cili na spiunonte

Garda Revolucionare e Iranit ka publikuar sot se e ka rrëzuar “fluturaken spiune amerikane” në provincën jugor Hormuzgan, kanë lajmëruar mediet iraniane.

Irani pretendon: E kemi rrëzuar dronin amerikan i cili na spiunonte

Siç pretendohet, fluturakja pa pilot është rrëzuar kur ka hyrë në hapësirën ajrore të Iranit në afërsi të rajonit Kuhmoboarak në jug ë vendit, ka transmetuar Reutrers.

Agjencia iraniane IRNA lajmëron se fluturakja pa pilot është identifikuar si “RQ-4 Global Hawk”, pretendon AP.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore amerikane, kapeteni Bill Urban, ka thënë shkurt për AP se “nuk ka pasur fluturake pa pilot mbi territor të Iranit”.

Fluturakja amerikane pa pilot është rrëzuar në hapësirën ndërkombëtare ajrore mbi ngushticën e Ormuskit, ka deklaruar një zyrtar anonim amerikan.

Ai ka pretenduar se bëhet fjalë për fluturaken pa pilot të marinës amerikane të tipit “MQ-4 Triton”.

Reuters transmeton se për momentin detajet nuk janë të njohur, si dhe kur është rrëzuar fluturakja./Insajderi.com.