Irani: Vizita e Pomepos është veprim dyfytyrësh

Irani sot e ka hedhur poshtë ofertën e sekretarit të shtetit amerikan Mike Pompeo ta vizitojë këtë vend dhe t’iu drejtohet qytetarëve të tij, duke vlerësuar si një “veprim dyfytyrësh”.

Irani: Vizita e Pomepos është veprim dyfytyrësh

Ministri i jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif i ka porositur Pompeos në një konferencë për medie se “nuk duhet të vijë në Iran”. Ai ka pretenduar se shefi i diplomacisë amerikane në vend të ardhjes në Iran duhet t’i miratojë vizat për gazetarë iranianë për hyrje në SHBA në mënyrë që ta intervistojnë dhe e ka akuzuar se ia i ka refuzuar kërkesat e tyre.

Pompeo të hënën ka deklaruar se Zarif në SHBA mund të flasë lirshëm dhe ka theksuar se atij kjo nuk i është mundësuar në Teheran në mënyrë që të mos paraqesë faktet e këqija për regjimin e liderit suprem iranian ajatollah Ali Khamnei.

“Ne nuk frikësohemi që Zarif të vjen në SHBA ku mund të flasë lirshëm. A janë faktet mbi regjimin e Khamneit aq të këqija saqë nuk mund të më lejojë ta bëjë të njëjtën në Teheran? Çfarë nëse populli i tij e dëgjon të vërtetën e pafiltruar dhe të paredaktuar”, ka pretenduar Pompeo në Twitter./Insajderi.com.