Irlanda përkrahë njohjen reciproke Kosovë-Serbi me kufijtë ekzistues

Irlanda përkrahë njohjen reciproke Kosovë-Serbi me kufijtë ekzistues

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike përmbajtjesore me ministrin e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Republikës së Irlandës, Simon Coveney.

Ajo ka shprehur mirënjohje për Irlandën si pjesë e grupit të parë të shteteve që kanë njohur Kosovën në ditët e para të shpalljes së pavarësisë.

“Z.Coveney e njoftova për Marrëveshjen e Uashingtonit, dhe kërkova që edhe Irlanda të përkrahë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues si epilog përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë, ka shkruar Haradinaj.

Ministri Coveney më konfirmoi përkrahjen e fuqishme të Irlandës për zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se anëtarësimi në BE do të ketë efekt të fuqishëm transformues dhe ndikim të madh stabilizues në rajon.

“U pajtuam që të thellojmë bashkëpunimin bilateral për të forcuar lidhjet tona politike e ekonomike, dhe të orientojmë rininë e Kosovës drejt BE-së – në shtëpinë e tyre natyrale, gjeografike e politike”, përfundoi Haradinaj. /Insajderi.com

 

Zhvillova sot një bisedë telefonike përmbajtësore me Ministrin e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Republikës së Irlandës,…

Gepostet von Meliza Haradinaj-Stublla am Mittwoch, 16. September 2020