Isa Mustafa mbledh partinë

Isa Mustafa mbledh partinë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se sot do ta mbledhë kryesinë dhe kryetarët e degëve të partisë për të diskutuar rreth zhvillimeve të mëtutjeshme.

“Sot do të mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së. LDK e fuqishme dhe unike do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në facebook.

“Do të mbledhim rreth vetes të gjithë ata që ia donë të mirën këtij vendi. Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjetër!”, ka shtuar ai.

Ky takim vjen pas zhvillimeve të djeshme ku PDK-ja që ishte në koalicion me LDK-në, i ndihmoi opozitës për ta rrëzuar Qeverinë./Insajderi.com