Isa Mustafa pas Ramush Haradinajt takon edhe Fatmir Limajn

Isa Mustafa pas Ramush Haradinajt takon edhe Fatmir Limajn

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është takuar sot edhe me kreun e Nismës, Fatmir Limaj për të diskutuar për krijimin e koalicionit.

Siç është mësuar, në këtë takim është diskutuar nevoja për krijimin e qeverisë së re dhe diskutime për koalicionin.

Ndryshe, Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Sekretar i përgjigjëm i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se kreu i partisë së tij Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa me ftesën e këtij të fundit, rreth koalicionit të ardhshëm qeverisës.

“Siç jeni të informuar me ftesë të Isa Mustafës ishte një takim me kryetarin e AAK-së dhe ishte nje takim punë ku diskutuam për gjendjen në të cilën gjendemi dhe u dakorduam që sa më shpejt të kemi një Qeveri të re e cila do të ketë besimin e shumicës në Kuvend dhe do të merret me detyrat parësore dhe punën intensive me luftën kundër Coronaviurusit. Në takim nuk kishim diskutime të detajuara rreth koalicionit”.

Po ashtu, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar sot pasdite në një takim të përbashkët të gjithë liderët e partive parlamentare për konsultimin e fundit rreth vullnetit të tyre politik për Qeveri të re apo zgjedhje të reja.

Insajderi ka mësuar se takimi do të mbahet sot në ora 16:30, shkruan Insajderi.

Lexo edhe këtë:

Thaçi fton partitë në zyrën e tij, takimi mbahet në 16:30