Isa Mustafa takon kryetarët e degëve, por del në konferencë vetëm me Agim Veliun

Isa Mustafa takon kryetarët e degëve, por del në konferencë vetëm me Agim Veliun

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, mblodhi sot kryetarët e degëve në selinë qendrore të partisë për të biseduar lidhur me zhvillimet e fundit politike – konkretisht negociatat për bashkëqeverisje me Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë takim që zgjati më shumë se dy orë, morën pjesë edhe nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu, të cilët u përfshin në një përplasje nga jashtë ditëve të fundit.

Ani pse gazetarëve iu tha fillimisht se nuk do të deklarohet askush nga partia para mediave, Mustafa pak minuta më vonë doli vetë nga zyret e selisë i shoqëruar nga një nënkryetar i partisë. Ishte Agim Veliu, i cili qëndroi mbrapa Mustafës deri në përfundim të konferencës për shtyp.

Në këtë paraqitje para mediave, kreu i LDK-së tha se procesi i bisedimeve me Vetëvendosjen po vazhdon.

“Me qenë se procesi i bisedimeve po vazhdon dhe meqë ky proces nuk është i ngurtë, çdo ulje në tavolinë nënkupton mundësinë e një zgjidhjeje”, deklaroi lideri i Lidhjes Demokratike.

Mustafa u shpreh se është e vështirë të gjendet zgjidhje nëse ato nuk ngurtësohen. /Insajderi.com