
Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ende nuk e di cilat janë planet e Avdullah Hotit, tash pas ngritjes së aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi, me të cilin do të merrnin pjesë në takimin e Uashingtonit, njofton Insajderi.
“Kryeministri do të vlerësojë vetë nëse do të shkojë në Uashington, këtë duhet ta bëjë në konsultim me partnerët e koalicionit. Nesër ka takim me përfaqësuesit e BE-së, për Uashington nuk e di, sepse kemi rrethana krejt tjera”, ka deklaruar Mustafa, në një paraqitje për gazetarë.
Mustafa gjithashtu ka folur për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit.
Ka thënë që nuk duhet të ngutemi, sepse ende nuk kemi parë një zyrtar të Gjykatës Speciales duke folur për këtë punë, por vec njoftim me letër./Insajderi.com