Isa Mustafa “vetëgjyqësia” e Vetëvendosjes në Kuvend është e papranueshme

Isa Mustafa “vetëgjyqësia” e Vetëvendosjes në Kuvend është e papranueshme

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar paralajmërimin e Lëvizjes Vetëvendosje për pengimin e seancave ku i pranishëm është Driton Selmanaj.

Ai ka thënë se “vetëgjyqësia” në sallën e Kuvendit është e papranueshme.

“Vetëgjyqësia në sallën e kuvendit, qoftë e individëve apo e një partie politike është e papranueshme dhe ligjërisht e patolerueshme. Një sjellje e tillë është jodemokratike, është banditeske. Iu nevojiten vetëm edhe bishtat e sakicave te Shpejtim Bulliqit”, ka thënë Mustafa për Periskopin.

Ndërsa për Saranda Bogujevcin, Mustafa tha se ajo gëzon respektin e tij dhe të gjithë Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com