Ish-ambasadori amerikan e përkrahë reciprocitetin tregtar në raport me Serbinë

Ish-ambasadori amerikan e përkrahë reciprocitetin tregtar në raport me Serbinë

Pas vendimit të Qeverisë “Kurti” për vendosjen e reciprocitetit ndaj mallrave serbe, ka reaguar ish-ambasadori amerikan në Beograd, Michael Polt.

Ai në llogarinë e tij në twitter ka shkruar se presioni i SHBA-së karshi Kosovës, është i gabuar.

Michael Polt i cili ka shërbyer ambasador i SHBA-së në Beograd deri ne vitin 2007 ka thënë po ashtu se nuk ka asnjë arsye që Kosova mos të kërkojë masa reciproke tregtare, shkruan më tutje Polt.

“SHBA-të kundërshtojnë barrierat e reja për mallrat serbe. Nuk ka asnjë arsye që Kosova mos të kërkoj masa reciproke tregtare me Serbinë. Presioni i SHBA-së në këtë rast është i gabuar”, ka shkruar Polt.