Ish-ambasadori holandez në Kosovë nuk pajtohet me Lajçakun që Kosova “ta ndryshojë” Kushtetutën

Ish-ambasadori holandez në Kosovë nuk pajtohet me Lajçakun që Kosova “ta ndryshojë” Kushtetutën

“Nuk mund ta imagjinoj që një diplomat i nderuar si Lajçak në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të BE-së i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë kushtetutën në mënyrë që të bëjë të mundur ASM-në. Siç tha Edita Tahiri me të drejtë, është Serbia ajo që duhet të ndryshojë kushtetutën pasi në aneksin e 1244 thuhet se për Kosovën situata e vitit 1989, është ende valide. Shoh që Lajcak ka ende për të bërë detyrat e shtëpisë”, ka shkruar Bosch”.

Këto ishin fjalët Ish-ambasadorit të Holandës në Kosovë, Robert Bosch ndaj deklaratave që i dha i dërguari Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak që Kosova ta ndryshojë Kushtetutën për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Bosch thotë se është e paimangjinueshme se si një diplomat sikurse Lajçak, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të BE-së i ka kërkuar Kosovës të ndryshoj kushtetutën për ta bërë të mundur Asociacionin.

Bosch ka cituar edhe ish-kryenegociatoren Edita Tahiri e cila ka thënë se “pika e nisjes drejt marrëveshjes finale është që Serbia ta ndryshojë kushtetutën e vet”. Për çka është pajtuar edhe ish-ambasadori Bosch. /Insajderi.com