Ish-bashkpuntori i Kurtit: A po frikësohet Albini të marrë qeverinë

Ish-bashkpuntori i Kurtit: A po frikësohet Albini të marrë qeverinë

Analisti politik, Xhavit Drenori, ka thënë se kryetari i VV-së, Albin Kurti, nuk është aq i fuqishëm sa duket në paraqitjet e tij në publik.

“Nuk mendoj se Albini ka aq fuqi sa paraqitet në publik”, ka thënë Drenori.

“Le të jemi të sinqertë. Nuk është lënë gur pa lëvizur nga ana e VV-së për arritjen e koalicionit”, ka shpjeguar tutje Drenori.

“A nuk është ky Albin që ka rrotulluar veturat e EULEX-it dhe mbrojti vendin? Çfarë po ndodhë tani me të? Jam i brengosur. A po frikësohet ai të vije në pushtet?”

LDK dhe VV sot kanë përfunduar edhe takimin e radhës, dhe përsëri janë marrë vesh që të takohen nesër.

VV ka njoftuar se në takimin e nesërm të pranishëm do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të Quinitit.

Ndryshe, Drenori nuk u përfshi në listën e VV’së në zgjedhjet e kaluara. /Insajderi.com