Në ditën e çlirimit të Kosovës, hapet për vizitorë ish burgu i Prishtinës. Vend që pritet të shndërrohet në muze.
Për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, sot do të hapet për vizitorë ish-burgu i Prishtinës, i cili ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj”, përkrah Stacionit të Policisë Qendra, në Prishtinë, njofton Insajderi.
Ish-burgu do të hapet në ora 10:00, ndërsa planifikohet që në të ardhmen të shndërrohet në muze.
Në hapjen e “Strehës së kujtimeve, Burgut të përndjekjes” për vizitorë, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi./Insajderi.com