Në Ferizaj një burrë ka sulmuar një grua, duke i shkaktuar lëndim trupor. Rasti ka ndodhur në orët e pasmesnatës.
“Viktima femër shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull shqiptar (ish i dashuri) i saj pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.