Ish-deputeti dënohet me një vit burg

Ish-deputeti dënohet me një vit burg

Gjykata e Tiranës dënon me 1 vit burg ish-deputetin, Ervin Salianji me akuzën për kallëzim të rremë në dosjen “Babale”.

Për të njëjtën akuzë, gjykata ka vendosur dënimin me 2 vjet burg për Fredi Alizotin.

Ndërkohë Albert Veliu është dënuar me 10 muaj burg për kalim kufiri dhe 2 vite e 10 muaj burg për kallëzim të rremë. Në total 3 vjet e 5 muaj burg.

Sakaq gazetari Jetmir Olldashi është dënuar për  kallëzim të  rremë me 6 muaj burg e cila do të konvertohet me 100 orë punë, pasi Gjykata pranoi kërkesën për pranimin e shërbimit të provës.

Gjykata konstatoi që të akuzuarit duhet të dënohen për veprat penale që akuzohen, kryesisht kallëzim i rremë.

Rrethanë lehtësuese përfitoi Fredi Alizoti si bashkëpunëtor i drejtësisë, pasi është paraqitur vetë dhe ka treguar ngjarjen.