Ish-deputeti e quan këlysh djalin e ish-guvernatorit shqiptar

Ish-deputeti e quan këlysh djalin e ish-guvernatorit shqiptar

Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj, ka shpërthyer së fundmi ndaj djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani. Ai ka postuar në rrjetin social “Instagram” një foto të tijën ku shihet me një makinë tejet të shtrenjtë.

Duke marrë shtysë nga ky mjet që posedon, Ndocaj shkruan se djali i Ardian Fullanit duhet t’i nënshtrohet verifikimit të pasurisë. Këtë të fundit, ish-deputeti e cilëson të pisët dhe të bërë nga lekët e vjedhura të shqiptarëve.

“Një qurrash që kapërdihet duke fshirë lekët me djersë, që i ati u ka vjedhur shqiptarëve në Bankën e Shqipërisë. Ky është këlyshi i Fullanit me makinë 500.000 euro. Po Arta Marku pse s’e thërret këtë pusht per verifikim pasurie”-ka shkruar Eduart Ndocaj krahas fotos së publikuar të Erik Fullanit.