Ish-deputeti i LDK-së tregon një skenar tjetër pas shkëmbimit të territoreve

Ish-deputeti i LDK-së tregon një skenar tjetër pas shkëmbimit të territoreve

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, ka thënë se shkëmbimi i territoreve është temë e dëmshme për Kosovën, ngase e zhbën shtetin e Kosovës.

“Të gjithë ata që folin për shkëmbim të territoreve e dinë se shkëmbimi i territoreve e zhbën Kosovën, pra i falet një pjesë e territorit andej. Ne nuk kemi forca ushtarake që të shkojmë ta marrim Preshevën”.

Meta në Blic Interview ka deklaruar se ky skenar ka synim që pjesa e mbetur e Kosovës t’i bashkohet Shqipërisë.

“Mbetet një pjesë të cilën si të tillë nuk e kanë njohur shtetet tjera dhe si rrjedhojë duhet që pjesa e mbetur e Kosovës t’i bashkohet Shqipërisë”.