Ish-deputeti i PDK-së ftohet nga Gjykata Speciale për intervistim

Ish-deputeti i PDK-së ftohet nga Gjykata Speciale për intervistim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi, është ftuar për intervisitm nga Gjykata Speciale.

Përmes një njoftimi në Facebook, Gashi, ka shkruar se ka marrë thirrje telefonike nga një hetues në Gjykatën Speciale.

Ky intervistim do të bëhet më 27 gusht, njofton Insajderi.

“Tani dhe kurdo qoftë, Unë dhe bashkëluftëtarët e mi edhe këtë herë do të dëshmojmë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë vendimtare e drejtë dhe do mbetet e tillë”, ka shkruar Gashi.

Gashi, po ashtu ka thënë se do të falin faqebardhë dhe me dinjitet, duke aluduar në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Insajderi.com/

Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë, miq dhe familjarë,Ju njoftoj se sot kam pranuar një thirrje telefonike nga një…

Gepostet von Latif Gashi – Faqja Zyrtare am Mittwoch, 19. August 2020