Ish deputeti i PDK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Ish –deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se mjeku Beka duhet të jetë krenar me veprimtarinë e tij gjatë dhe pas luftës.

Me të marrë këtë lajm Gucati ka shkruar në rrjetin e tij në facebook, ku edhe ka njoftuar opinionin lidhur me këtë.

“Sapo mora lajmin që një ndër doktorët me të mirë që ishte në luftën e fundit në Kosovë dhe në radhët e UÇK-së, bashkëluftëtari im Fadil Beka është ftuar nga Gjykata Speciale, unë i them doktorit të ndihesh krenar me veprimtarinë tënde gjatë luftës por edhe mbas luftës për kontributin tënd në shtet formimin e Kosovës, çdo herë do jemi përkrah dhe në mbrojtje të vlerave të luftës, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund ta njollos dhe ta gjykoj askush”, ka shkruar ai.

Ish-deputeti Fadil Beka ndryshe njihet edhe si kirurgu i UÇK-së, për veprimtarinë e tij të madhe gjatë kohës së luftës, ku në kushte të vështira bënte operimin e të plagosurve.